in

Disa arsye pse kritika dhe mendimi kritik është një gjë e mirë

“Ju keni një tru dhe mendje tuaj. Përdorni atë dhe merrni vendimet tuaja.” – Napoleon Hill

Një nga bukuritë më të mëdha të mendimit kritik është aftësia për të menduar në mënyrë të pavarur. Është e thjeshtë të besosh ose të pajtohesh pa u menduar mirë. Sidoqoftë, kur zgjedhim të mendojmë në mënyrë të pavarur, ne ushtrojmë një të drejtë që e kemi si njerëz që nga momenti kur lindim. Gjithë secili ka një përgjegjësi të madhe si qytetarë të japë mendimin e duhur por edhe kritik në vendin ku banon.

Mendimi i pavarur kërkon përpjekje dhe punë, por pagesa në vlera është e pamatëshme. Për një gjë, mendimi i lirë jep mundësinë për shfaqjen e një sjellje të catuar rreth një prespektive dhe këndvështrimi  ndryshe, të cilat mund të jenë natyrore dhe edukative. Një aspekt tjetër i mendimit të pavarur është se na çon të bartim bindjet tona me guxim dhe të kemi besim në aftësinë tonë për të vendosur se çfarë është më e mira për veten tonë dhe ndonjëherë për të tjerë.

Të marrësh kritika mund të jetë një gjë e vështirë. Në një moment në një botë kaq të varur nga vlerësimet dhe mendimet, do të bini ndesh me dikë i cili dëshiron t’ju tregojë se si ti bëni gjërat më mirë. Për një çast mund të jetë e vështirë të pranosh mendimet e të tjerëve por në fund të fundit, askujt nuk i duhet thënë se e kanë gabuar. Por jo të gjitha janë mendime të këqija sepse nganjëherë mund të përdorni kritikën për ti dhënë avantazh një mendimi i cili është ndryshe dhe konkurues por jo të kundërshtoni pa njohuri bindëse.

Kritika është një formë e komunikimit

Nëse dikush ka një kritikë, kjo do të thotë që ai dëshiron t’ju japë mendim mbi atë që ju jeni duke bërë për ta kjo do të thotë se keni një mundësi për të mësuar më shumë rreth personit për të cilin po qëndroni dhe si t’i shndërroni ato në një klient të kënaqur. Reflektoni një moment para se të përgjigjeni për ato që do të po thoni. Në botën e biznesit, duke punuar me dikë që është i durueshëm dhe i aftë të pranojë dhe të mos reagojë keq nga kritikat, do të thotë që të dy palët mund të punojnë drejt një rezultati më të mirë.

Përshtypjet ju ndihmojnë ta keni një mendim më të fortë

Nëse gjithmonë mendoni se keni të drejtë, por nuk dëgjoni përshtypjet nga të tjetër, si mund ta dini me siguri se ajo që po bëni është diçka e mirë? Pavarësisht se çfarë jeni duke bërë, dëgjimi dhe reagimi pozitiv i atyre përshtypjeve të ndershme do t’ju tregojë saktësisht se çfarë është e mirë dhe çfarë mund të bëhet më mirë. Përdorni atë që ju thonë për të ndryshuar përceptimin tuaj, rreth shumë pikëpamjeve në jetë.

Kritika konstruktive 

Kritika konstruktive mund t’ju largojë nga praktikat e këqija dhe drejt atyre të mira. Mundohuni të jeni objektiv dhe të shikoni se çfarë jepni sikur dhe të tjerë do ju japin juve, pra bëhuni receprokë. Kjo mund të jetë veçanërisht e vështirë kur jeni thellësisht i përfshirë në një projekt, por nëse mund të bëni një hap prapa, mund të shihni se si mund të përmirësoni mënyrën tuaj të sjelljes dhe të shmangni ndonjë rezultat negativ në rrugë e sipër. Nëse arrini të bëni vetes tuaj pyetjer e duhure jeni të bindur se jeni duke arritur rezultate.

Përdorni një gjuhë e duhur, regohuni pozitiv, dilni me një zgjidhje.

Gjuha dhe tonaliteti i duhur që do të përdorni si përgjigje ndaj kritikës është me rëndësi shumë të madhe. Mundohuni të shmangni hyrjen në një argument me zë të lartë ose duke moskuptuar se për çfarë po flitet. Në të kundërt, mundohuni të zbusni argumentin më një mendim racional dhe konstruktive. Në këtë mënyrë ju do të vlerësoheni dhe do të humbni më pak kohë duke guxuar të ndizni debatin më kep. Pra një mëndësi e duhur ndihmonë në ulje të debateve jo progresive dhe lejon krijimin e një debati me mendim kritik frutë-dhënës.

Asnjëherë mos e merrni personalisht

Mos e merrni personalisht nëse dikush nuk i pëlqen menjëherë mendimi juaj. Edhe nëse mendoni se po kritikoheni padrejtësisht, mos u hakmerreni me një reagim ekstrem, përndryshe mund të dëmtoni në mënyrë të pariparueshme perspektivën tuaj për të punuar me atë/ata persona dhe madje mund të dëmtoni reputacionin tuaj njëkohësisht.

Do të ketë raste kur ju do të mendoni se kritika është personale dhe, pak a shumë, do të keni dhe ju të drejtë. Njerëzit janë të gabueshëm dhe askush nuk është perfekt. Kjo është e rëndësishme të mbani mend që të mos ofendoheni nga vërejtjet e dikujti tjeter e të mos bini preh lehtë. Sidoqoftë, një profesionist i mirë është në gjendje të pranojë kritika dhe të mos përgjigjet sikur është një sulm personal. Ata gjithashtu (prefesionistet) janë në gjendje ta bëjnë atë të funksionojë në avantazhin e tyre ose, nëse gjithçka tjetër dështon, të përmbyllë me edukatë komunikimin dhe të largohet me reputacionin e tyre të lartë e të paprekur.

Sistemi ynë i thjeshtë ju mundëson të flisni mëndjen tuaj. KRIJO NJË POSTIM!

Çfarë mendoni?

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Loading…

0

Çfarë është propaganda dhe si funksionon?

4 Liritë Themelore Të Franklin D. Roosevelt