in ,

Mbërritja e koronavirusit në Europe kërcënon tregun e mallrave luksoze në Kinë – Evropë

Zakonisht turistët Kinezë dynden në dyqanet më të shtrenjta të Parisit si Hermesi ose Christian Dior, por shpërthimi global i koronavirusit kërcënon të godasë shitjet për mallrat luksozë si në Evropë ashtu edhe në qendrat e mëdha anembanë Kinës.

Klientët kinezë janë klientë të rregult të mallrave llukzoze si Louis Vuitton, Chanel dhe Prada. Grupi i studimit Bain & Co vlerëson se ato përbëjnë më shumë se një të tretën e shitjeve.

“Ne nuk mund ta dimë në këtë fazë se cili do të jetë rezultati ose kohëzgjatja e epidemisë,” tha drejtori i LVMH, Bernard Arnault, për Financial Times të Premten. “Ndikimi në biznes nuk do të jetë shumë i keq nëse zgjat dy muaj, por nëse zgjat dy vjet, kjo do të ishte një histori tjetër.”

Linjat ajrore evropiane si British Airways, Air France dhe Alitalia kanë ndaluar përkohësisht fluturimet midis Kinës kontinentale dhe qendrave të tyre evropiane. Kjo ka bërë që shumë turistë kinezë të anulojnë udhëtimet e tyre, dhe shumë biznese kanë vënë re një rënie të dukshme  të turizmit dhe blerjeve.

“Nëse shkoni në Rinascente në Milano i cili është ndër dyqanet më të mira në Itali, 60 përqind e blerësve janë kinezë. Ky ndryshim do të sjellë një ndikim të menjëhershëm nëse epidemia vazhdon të frikësojë klientët. Ata njerëz nuk do të jenë aty nëse kjo vazhdon me ritmet aktuale, “tha Godfrey Deeny, Kryeredaktori Global i Rrjetit të Modës.

Deeny vlerëson se fluturimet e anuluara, si dhe kufizimet e udhëtimit, do të lënë shumë vende të hapura në ngjarjet e javës së Modës në të gjithë botën.

Sistemi ynë i thjeshtë ju mundëson të flisni mëndjen tuaj. KRIJO NJË POSTIM!

Çfarë mendoni?

A e shkroi vërtet Aristoteli punë e tij?

Lufta për president dhe pushtet në Venezuel