Shumë qytete në Spanjë sot janë bosh nga qarkullimi. Këto pamje janë nga Sevilla në Spanjë. Sot Spanja po përballet me betejën më të madhe në vite. Covid-19 duket se ka trembur shumë qytetarë dhe ngujimi në banesat e tyre duket si rruga më e mirë për momentin. Por kjo rrugëzgjidhje duket se nuk i pëzgjidhje duket se nuk i përshtatet të gjithëve. Shumë qytetarë kanë vendosur të mos u binden situatës plus dhe rregullave të vëna nga qeveria Spanjolle për të parandaluar shpërndarjen e virusit vrastar.
Në Seville të Spanjës, Garda Civile ka deklaruar se kanë dhënë më shumë se 5200 gjoba në ditët e fundit për njerëzit që ende nuk i binden masave të rrepta që qeveria spanjolle ka vendosur për të frenuar përhapjen e virozës vrastare.
Gjobat janë të natyrës si ecja e kafshëve shtëpiake të rreme (fantazie). Këto janë llojet e deklaratave që ata kanë dhënë që të përpiqen të justifikojnë arsyet që të dalin jashtë banesave të tyre.
Garda civile deklaroi se personat deklaronin se po dilnin me kafshët e tyre shtëpiake që nuk ekzistonin dhe pas duke shkuar në shtëpitë e miqve të tyre për të ngrënë diçka. Jo vetëm kaq, por ata arrinin që tu mos bindeshin forcave të policisë duke i refuzuar të zbatohen rregullat e vëna.
Sistemi ynë i thjeshtë ju mundëson të flisni mëndjen tuaj. KRIJO NJË POSTIM!
Comments
Loading…