Duke parë këtë postim të një gazete Gjermane (FAZ.NET – Frankfurter Allgemeine Zeitung) më erdhi në mendje një pjesë e historisë rreth viteve 1925 në Gjermani kur Hitleri filloi të fitonte pushtet. Të gjithë a panë atë si shpëtimtarin e popullit gjerman dhe vet Gjermanisë. Vite kaluan dhe deri diku erdhi era zhvillim dhe prosperitet, por kjo e fundit në kurriz të shumë jetëve që për një grup njerëzish ata nuk kishin vlerë.

Foto Tetor 1931
Rrevanshi vazhdoi derisa era maskarallëk filloi të kundërmojë të gjithë ata që e mbështetën. Kjo erë ishte si një zgjim nga një hipnozë e pa parë ndonjë herë më parë. Mësime u morrën dhe pas humbjesh jete nga të dyja palët, si ata që nuk e donin si dhe për ata që e kthyen në perëndi. Histori përsëritet por a jemi ne në gjëndje ta pikasim atë dhe të tërhiqemi për të mos patur të njëjtat pasoja.
Ky postim nuk është për të krahasuar Hitlerin me Grenell. Por është shumë e rëndësishme për çdo njëri që të sigurohet para se të thotë se shpetimi janë këta apo ata, apo ata të tjerët. Nuk i dihet, mbase kjo është në të mirë të Kosovës, por kjo mbetet në kuadrin e pritjes që është prezente prej shumë vitesh.
A meritojn populli shqipëtar i Kosovës të jetë totallish i pavarur, me pa dyshim që po. Mirpo mos dija për të bërë dimplomaci, deshira për tu “shitur”, pamundësia për të qënë largpamës nëpërmjet politikave në të gjitha fushat, e sjell situatën në këtë pikë, ku ne duhet ti lypim dorën botës që të ngrejë në këmbë.
Sistemi ynë i thjeshtë ju mundëson të flisni mëndjen tuaj. KRIJO NJË POSTIM!
Comments
Loading…