Franca regjistroi 509 vdekje nga COVID-19 të Mërkurën, dhe ky ishte numri i saj më i lartë ditor i vdekjeve deri më tani, duke sjellë numrin e përgjithshëm të vdekjeve të koronavirusit në 4,032.
Shifra e re është një rritje e lehtë nga 499 viktimat në Francë gjatë periudhës së kaluar 24-orëshe, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve ka arritur afro 57,000, një rritje prej 9%.
Policia Franceze ka vijuar me gjobitje të atyre qytetarëve të cilët nuk u binden rregullave. Policia Franceze ka deklaruar se vetë të mërkurën janë vënë mbi 4,000 gjobë njerëzve që u jgjetën duke shkelur një urdhër për të qëndruar në shtëpi, në ditën e parë të plotë të një bllokimi që synonte të ngadalësonte përhapjen e koronavirusit në vend.
Që nga mëngjesi i 18 Marsit, policia filloi procedurat dhe 4,095 njerëz janë gjobitur për shkeljen e rregullave. Rreth 359,000 gjoba janë shënuar nga data 17 Mars për shkeljen e vet-karantinimit të detyruar.
Qeveria franceze ka urdhëruar njerëzit të qëndrojnë të mbyllur në shtëpitë e tyre, përveç daljeve thelbësore nga 17 Mars deri të paktën 15 Prill.
Gjoba vijone nga 35 euro për cilindo që thyente rregullat, por nuk pati efek, kështu që gjobat u rritën në 135 euro dhe nëse kjo shumë nuk funksionon ajo mund të shkojë deri në 375 euro.
Sistemi ynë i thjeshtë ju mundëson të flisni mëndjen tuaj. KRIJO NJË POSTIM!
Comments
Loading…