in

Shën Sofia të kthehet nga muze në xhami

Turqia kërkon heqjen e vendimit të Këshillit të Ministrave të 24 nëntorit 1934, me të cilin Shën Sofia u kthye nga një xhami në një muze. Ky lajm ka tronditur në masë Greqinë dhe kjo e fundit ka kërkuar anullimin e këtij vendimi. Sipas të dhënave historike në 24 nëntorit 1934, Shën Sofia nuk funksiononte më si xhami me vendim të Mustafa Kemal.

Bëhet e ditur se ditë më parë, Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan ka urdhëruar një ndryshim në statusin e Shën Sofia, pasi dyshohet se ai propozoi që ajo të përcaktohej zyrtarisht një xhami, por nuk do të ndalohet që turistët të vizitojnë atë pa asnjë pengesë.

Sipas një raporti të fundit në të përditshmen turke “Hurriyet”, duke folur para Komitetit Qendror të partisë së tij të Mërkurën, Presidenti turk tha: ” Shën Sofia si xhami mund të vazhdojë të pranojë turistë, siç është rasti me Xhaminë Blu. Kjo është arsyeja pse vetëm kombi ynë do të vendosë.”

Sipas mediave vendase, Erdogan u kërkoi drejtuesve të tij të bënin përgatitjen përkatëse, por Prokurori i Këshillit të Shtetit po kërkon që çështja të pushohet, duke deklaruar se përdorimi i Shën Sofia si muze është në diskrecionin e shtetit dhe se asnjë shkelje nuk ka ndodhur gjatë shndërrimit të tij në një muze në 1934.

Shën Sofia u ndërtua në 537, por u shndërrua në një xhami pas kapjes osmane të Kostandinopojës 29 maj 1453. Ajo u shndërrua më pas në një muze në 1935 menjëherë pas rënies së Perandorisë Osmane dhe themelimit të Republikës Turke.

Sistemi ynë i thjeshtë ju mundëson të flisni mëndjen tuaj. KRIJO NJË POSTIM!

Çfarë mendoni?

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Loading…

0

Vazhdojnë tensionet Turqi – Greqi

Fshati misterioz 5000 vjeçar nga koha e Neolitit