in

Trupa të pajetë gjenden në qëndra e azileve nga ushtria

Numri i të infektuarve dhe atyre që humbin jetën po rriten frikshëm në Spanjë. Këtë të hënë (23.03.2020) njësitë ushtarake u dërguan për të ofruar ndihmë emergjente të moshurve dhe për të dezinfektuar ambjentet ku ata jetonin. Pasi arritën në vendodhje ata gjetën një numër të papërcaktuar të kufomave të braktisura.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Spanjës, ekipet ushtarake zbuluan se shumica e stafit kishin ndaluar të punonin në disa qendra të drejtuara private pasi banorët filluan të sëmuren me Covid-19, duke lënë të sëmurët dhe të vdisnin pa kujdes.

Ministrja e Mbrojtjes Margarita Robles tha se “forca e plotë e ligjit do të merret kundër atyre që nuk përmbushin detyrimet e tyre”.

Spanjollët ishin të shtangur javën e kaluar kur u zbulua se 25 të moshuar kishin vdekur nga koronavirusi në rezidencën Monte Hermoso në Madrid, kryesisht pa u transferuar në spital, ndërsa dhjetëra pensionistë të tjerë janë zhdukur në qendra të tjera private që janë tejkaluar nga epidemia.

Sistemi ynë i thjeshtë ju mundëson të flisni mëndjen tuaj. KRIJO NJË POSTIM!

Çfarë mendoni?

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Loading…

0

Radhë të gjata të kamionëve në autostradën Poloni – Gjermani

Korona-Virusi bën kërdinë në Europe, ndërsa në Londër…