in ,

Vaksinë kundër korona-virusit së shpeji falas

Johnson & Johnson zotohet të prodhojë së shpejti vaksinën kundra korona-virusit falas pa asnjë kosto.

Shefi shkencor i kompanisë Johnson & Johnson ka deklaruar se synon të testojë vaksinën te njerëzit në shtator me prodhimin në fillim të vitit të ardhshëm.

Ndërmarrja më e madhe farmaceutike në botë është e bindur se ka një vaksinë COVID-19 dhe i ka thënë Sky News se dëshiron ta bëjë atë në dispozicion pa asnjë kosto.

Johnson & Johnson thotë se shpreson të fillojë provat të vaksinës në njerëz në shtator të këtij viti(2020), që mund të nënkuptojë prodhimin në masë deri në fillim të vitit të ardhshëm (2021).

Ky është një lajm shumë pozitiv dhe domethënës për një botë që lufton dita ditës me virusin, i cili ka infektuar më shumë se 800,000 njerëz, duke vrarë gati 40,000.

Sistemi ynë i thjeshtë ju mundëson të flisni mëndjen tuaj. KRIJO NJË POSTIM!

Çfarë mendoni?

Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Ky sajt përdor Akismet-in për të pakësuar numrin e mesazheve të padëshiruara. Mësoni se si përpunohen të dhënat e komentit tuaj.

Loading…

0

Mjeku që takoi Putin doli pozitiv pas testimit

Zanatac është zbuluar se përmban gjurmë të kimikateve kancerogjene